TIRANË, 9 GUSHT 2003 – Shuma qe cdo shqiptar ka paguar per shlyerjen e detyrimeve te jashtme dhe te brendshme per 7 mujorin llogaritet 80,6 dollare per fryme. Nga buxheti i shtetit u shpenzuan per shlyerjen e detyrimeve 161 milione dollare, nga te cilat 140 milione u perdoren per shlyerjen e borxhit te brendshem dhe 20,8 milione dollare per pagesen e borxhit te jashtem
Shpenzimet e buxhetit te shtetit per shlyerjen e borxhit per periudhen janar – korrik te ketij viti arriten ne 19,5 miliarde leke ose 161 milione dollare me kursin aktual te kembimit te dollarit me lekun. Lajmin e dhane dje burimet ne Ministrine e Financave, te cilat sqaruan se, nga kjo shume rreth 17 miliarde leke ose 140 milione dollare u perdoren per shlyerjen e borxhit te brendshem dhe 2,5 miliarde leke ose 20.8 milione dollare u shpenzuan per shlyerjen e borxhit te jashtem. Detyrimet e llogaritura per t’u shlyer deri ne fund te vitit me fonde te buxhetit te shtetit perfshijne nje shume prej 31 miliarde lekesh ose 258 milione dollaresh. Po ta pjestojme kete shifer me numrin e popullsise qe banon ne vendin tone, cdo personi i takon te paguaje rreth 80,6 dollare kete vit per shlyerjen borxhit te jashtem dhe te brendshem te shtetit shqiptar. Nga detyrimi 31 miliarde lekesh qe do te paguhen kete vit, 23,9 miliarde leke llogariten te shlyhen si borxh i brendshem qe qeveria i ka marre nepermjet ankandeve te bonove te thesarit dhe 7 miliarde leke borxhe te jashtme. Nje pjese e madhe e ketyre detyrimeve u shlyen gjate pjeses se pare te vitit, thane burimet ne Ministrine e Financave, pasi ministrite e linjes dhe entet e tjera qe operojne me fonde te buxhetit te shtetit nuk i perdoren te gjitha fondet e vena ne dispozicion per shpenzime. Ne pjesen e mbetur te vitit, ku edhe per shkak te fushates elektorale per zgjedhjet lokale shpenzimet buxhetore do te rriten, nje pjese e borxhit e planifikuar per t’u shlyer kete vit, tashme eshte paguar. Qeveria shqiptare ka rritur detyrimet monetare vitet e fundit duke e cuar shifren ne rreth 4 miliarde dollare, nga te cilat mbi 1 miliarde eshte borxhi i jashtem. Duke filluar qe vitin qe shkoi kostot ne buxhetin e shtetit per shlyerjen e borxhit jane rritur pasi ka mbaruar afati i faljes prej 10 vjetesh per kredite e akorduara nga Banka Boterore, se ciles i detyrohet me se shumti shteti shqiptar. Ndersa ne raport me Prodhimin e Brendshem Bruto (PBB), shuma e detyrimeve arrin ne rreth 63 per qind, duke u bere keshtu pengese per antaresimin e Shqiperise ne BE. Kur dihet se, nje nder kushtet kryesore ne sektorin e ekonomise dhe financave per pranimin ne BE eshte qe vendet antare nuk duhet te kene detyrime me shume se, 60 per qind ne raport me PBB. Per kete qellim Bashkimi Europian ka vene si kushte qe ne nje te ardhme shume te afert Banka e Shqiperise duhet te nderprese financimin e qeverise. Mirepo nevojat per shpenzime vazhdojne te jene me te medha se mundesite per grumbullimin e te ardhurave nga tatimet dhe doganat. Ndaj dhe nevoja per marrjen e borxheve per plotesimin e shpenzimeve edhe per disa vite do te jete e pranishme, bejne te ditur burimet ne financa. Kete vit kursi i ulet i dollarit ka ulur disi kostot e shlyerjes se borxhit, pasi kontratat kryesisht per detyrimet e jashtme jane te lidhura ne valuten amerikane dollarin.
Shifra mbi gjendjen dhe shlyerjen e borxhit:
-Per periudhen janar -korrik u shlyen rreth 19 miliarde leke ose 161 milione dollare
-Nga keto 17 miliarde leke ose rreth 140 milione usd u shlyen si borxh i brendshem dhe 2,5 miliarde leke ose rreth 20.8 milione dollare u shlyen si detyrime per borxhin e jashtem
-Gjate vitit 2003 jane llogaritur te shlyhen me fonde te buxhetit te shtetit rreth 31 miliarde leke ose 258 milione dollare, nga te cilat 23,9 miliarde leke llogariten per shyerjen e borxhit te brendshem dhe 7 miliarde leke per shlyerjen e borxhit te jashtem
– Deri ne fund te vitit mbeten pa u shlyer edhe 11,5 miliarde leke ose rreth 100 milione dollare
-Kosto e shlyerjes se detyrimeve te jashtme dhe te brendshme per fryme per kete vit llogaritet ne 80,6 dollare.
ECIKS / Korrieri