Tiranë, 28 maj 2004 – Kuvendi miratoi pasditen e djeshme në parim projektligjin ‘për kthimin dhe kompensimin e pronave’, me 93 vota pro, 12 kundër dhe 2 abstenime. Ky projektligj është hartuar në bashkëpunim me ekspertët e OSBE-së.
Sipas News24, me shumicë votash nga deputetë të mazhorancës dhe një pjese të opozitës është rrëzuar neni për “tatimin e jashtëzakonshëm”, nen i cili përjashton mundësinë e kthimit dhe kompensimit të pronave të konfiskuara.
Deputetët e Partisë Republikane, Lëvizjes së Legalitetit dhe Partisë “Balli Kombëtar” votuan kundër këtij projektligji. Deputetët kanë votuar nen për nen projektligjin “për kthimin dhe kompensimin e pronave.
ECIKS / Balkanweb