UNMIK mbron vendimin për përdorimin e SWIFT-kodit serb

Prishtinë, 27 maj 2004 – Kristian Litie, zëdhënës i Shtyllës së Katërt të UNMIK-ut mbron vendimin e Autoritetit Qendror Bankar të Kosovës për përdorimin e SWIFT kodit bankar serb. Sipas Litie, ky kod përdoret për shkak se Kosova nuk është shtet i pavarur dhe nuk ka të drejtë të ketë kodin e saj. “Përdorimi i suift kodit serb mundëson transferimin më të sigurt dhe më efikas të financave. Paratë nuk do të shkojnë nëpërmjet bankës nacionale serbe dhe qëllimi është vetëm rritja e sigurisë dhe efikasitetit”, tha Litie.

ECIKS / Balkanweb