Prishtinë, 28 maj 2004 – Vendimin për ndarjen e suficitit të buxhetit të Kosovës e ka marrë dje zëvendës kryeadministratori Çarlls Brajshou, e me të cilin nuk është pajtuar ministria e ekonomisë dhe financave.
Ndarja është bërë sipas listës së propozuar nga Çarlls Brajshou ku Korporatës Energjetike të Kosovës i janë ndar 27 milion euro. Pjesën tjetër prej 10 milion euro do ta ndaj Qeveria sipas prioriteteve të saja.
Sipas një burimi të RTK-së, ministri i Ekonomisë dhe Fincave, Ali Sadriu e ka paraqitur propozimin e Qeverisë që është aprovuar në mbledhjen e saj. Sipas të njejtit burim, përfaqësuesi i zyrës së kryeministrit ka paraqitur një propozim që nuk është diskutuar në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës.
Drejtori i buxhetit të Kosovës Agim Krasniqi, tha se ndarja e suficitit është dashur të bëhet sipas listës për trajtimin e suficitit si është diskutuar disa herë në komisionin për buxhet dhe pardje është aprovuar në mbledhjen e Qeverisë ku ka pasur një ndryshim shumë të vogël.
Z. Krasniqi tha se për 21 milion euro që janë paraparë për komunat e Kosovës nuk është diskutuar dhe projektet e komunave nuk mund të realizohen me paratë e suficitit të buxhetit për vitin 2003.
ECIKS / RTK