Shqipëri: Investimet e huaja 59 USD për frymë

Tiranë, 5 prill 2004 – Hyrjet valutore nëpërmjet investimeve direkte gjatë 2003 nuk ishin më shumë se 59 dollarë për frymë nga 73 që ishin në 2001. Shqipëria ka treguesin më të ulët në rajon. Ne Kroaci u investuan në një vit më shumë se sa 10 vite bashkë në vendin tonë.

Abuzimet me shifrat dhe raportet e nderkombëtarëve
Investimet e huaja direkte për frymë gjate vitit 2003 nuk rezultuan më shumë se 59 dollarë. Shifra sipas të dhënave krahasimore me rajonin rezulton më e ulta, ndërkohë që vende të tilla si Kroacia dhe Maqedonia kane një fluks investimesh të drejtëpërdrejta për fryme nga 200 deri mbi 300 dollarë. Sakaq nuk është mbajtur as premtimi i autoriteteve shtetërore që monitorojnë këtë linjë të ekonomisë, të cilët kishin parashikuar që treguesi i investimeve të huaja për vitin 2003 të dyfishohej në krahasim me 2002. Ndërkohë që sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë investimet e huaja direkte për vitin që lamë pas nuk janë më shumë se 178 milione dollare, nderkohe që në vitin 2002 shifra për fluksin e investimeve në vendin tonë ka qenë, jo më shumë se 137 milionë dollarë. Çka do të thotë se vendi ynë ende nuk ka një ambient te përshtatshëm për terheqjen e investitorëve të huaj dhe thithjen e flukseve monetare që rrjedhin prej investimeve.

Sakaq, niveli i tyre me rënien e ekonomike të pësuar vitet e fundit nuk ka arritur ende nivelin e vitit 2001, ku vlera e investimeve llogaritej në më shumë se 220 milionë dollarë ose rreth 73 dollarë për frymë. Drejtoresha e Angjecisë së investimeve të huaja Estela Dashi kishte thënë gjatë vitit që kaloi qe se bashku me te ardhurat nga privatizimit shifra e investimeve do te dyfishohej. Por megjithese ne fund te vitit te kaluar eshte arritur te realizohet shitja e Bankës së Kursimeve, buxheti i shtetit ende nuk ka arkëtuar vlerën prej 128 milionë dollarësh për shkak se banka austriake “Raiffeisen” ende nuk ka marrë në menyrë zyrtare pronësine mbi BK.

Dyshimi mbi shifrat
Banka e Shqiperise ne bilancin e pagesave ne fund te 9 mujorit 2003 ka raportuar qe investimet e huaja direkte ne kete periudhe nuk kane qene me shume se 98 milione dollare. Nderssa i bie qe per tre muajt e fundit te vitit ne ekonomine vendase te jene futur edhe 80 milione dollare, aq sa per te nente muajt bashke. Nderkohe qe shifrat ne lidhje me tregun e investimeve kane lene gjithmone te kuptosh se ka pasaktesira te medha. Shifrat e servirura nga institucionet e financave dhe nga organizatat e huaja per investimet e huaja direkte ne vendin tone nuk jane te njejta. Sipas “Eorld Investiment Report”, Shqiperia ka arritur te thithe gjate vitit 2002 rreth 213 milione dollare investime, nderkohe qe ende nuk ka nje raport per 2003, ndersa raportimi i Bankes se Shqiperise per kete ze ben te ditur se, nuk jane me shume se 137 milione dollare, shifer kjo e pranuar zyrtarisht edhe nga institucionet tona. Sakaq, po per investimet huaja ne vite, institucione te tilla si FMN, PNUD dhe INSTAT japin shifra te ndryshme duke shtuar keshtu dyshimin per nivelin e vertete te investimeve te huaja direkte qe vendi yne arrin te thithe brenda nje viti. Por, pavaresisht konfuzitetit qe sjellin shifrat e studimeve te ndryshme e perbashketa e tyre eshte se, Shqiperia eshte e fundit ne Rajonin e Ballkanit persa i perket investimeve te huaja. Madje duke ju referuar te dhenave te viteve te fundit kemi nje ulje te ndjeshme te tyre nga viti ne vit, sidomos ne keto tre vitet e fundit. Sakaq, qe prej fillimit te vitit eshte krijuar nje Agjenci per Nxitjen e Investimeve te Huaja ne perberje, te se ciles jane me shume se 10 punonjes, nderkohe qe nuk vihen re permiresime ne kete drejtim.

Investimet ne 1 vit ne Kroaci, sa Shqiperia në një dekadë
Shtepia konsultuese britanike “Economist Intelligence Unit” vitin e kaluar shpalli nje studim ne te cilin parashikohet se Ballkani gjate periudhes deri ne vitin 2005 do te jete rajoni i cili do te terheqe me se shumti investime te huaja. Me pak investime arrijne te thithin Shqiperia dhe Bosnja e Hercegovina, thuhet ne raport. Kroacia, per shembull, vetem ne vitin 2002 ka terhequr 891 milione dollare, qe eshte me teper ne krahasim me investimet e pergjithshme direkte te huaja ne Shqiperi per nje dekade. Nje pjese e madhe e vendeve te Evropes Lindore ne luften per terheqjen e investimeve te huaja u ofrojne investitoreve lehtesime dhe stimulime te shumta tatimore. Polonia, Cekia dhe Hungaria jane disa vende te cilat gjate periudhes se tyre tranzitore terhoqen nje shume rekorde te investimeve te huaja. Nje pjese e analisteve ekonomike konsiderojne se atraktiviteti i ketyre vendeve ka te beje me lehtesimet dhe stimulimet e medha tatimore te cilat u ofroheshin investitoreve te huaj ne krahasim me investitoret e brendshem. Hulumtimi i “Ekonomist Intelixhents Junit” deshmon se korrupsioni, aparatura e madhe burokratike dhe jostabiliteti politik jane arsyet kryesore te cilat i largojne investitoret nga rajoni. Nje numer i madh i te huajve te cilet kane pasur per qellim te investojne ne Shqiperijane ballafaquar me problemin e procedurave te nderlikuara burokratike per fillimin e biznesit, korruptimin e nepunesve shteterore, perzierjen e politikes ne biznes, joefikasitetin e gjyqeve, mosmbrojtjen e pronesise private, ndryshimin e ligjeve

ECIKS / Korrieri