Rexhepi: Bashkësia ndërkombëtare të përqëndrohet në Kosovë

Tokio, 6 prill 2004 – Kryeminsitri i Kosovës Barjam Rexhepi, i cili po merr pjesë në Konferencën e Tokios, ka deklaruar se “Trazirat e fundit në Kosovë dëshmojnë se Bashkësia Ndërkombëatre duhet të ndihmojë më shumë dhe ta përkrahë këtë rajon në mënyrë që të arrihet një qetësi, një stabilitet dhe zhvillim ekonomik”.
Sipas agjencive të ndryshme Rexhepi ka thënë se trazirat e fundit dëshmojnë që bota edhe më tej duhet të jetë prezente në Kosovë dhe të angazhohet në këtë drejtim.
Ndërkohë është njoftuar se Japonia dhe Bashkimi Evropian do të vazhdojnë t’i ofrojnë ndihmë procesit të demokratizimit të Ballkanit, përkundër valës së fundit të dhunës në Kosovë, është njoftuar sot në Tokio, në hapjen e konferencës ministrore kushtuar forcimit të paqes dhe zhvillimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor. “Dëshirojmë të drejtojmë një mesazh të fuqishëm se bashkësia ndërkombëtare do të vazhdojë të merrë pjesë në procesin paqësor dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Ballkanit Perëndimor”, ka rekomanduar ministrja e Jashtme e Japonisë, Joriko Kavaguqi, në konferencën njëditore ku po marrin pjesë përfaqësuesit e 40 vendeve të të botës, në mesin e të cilëve është edhe kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi.

ECIKS / Radio Kosova