Shqipëri: 6 përqind rritje ekonomike për vitin 2003

TIRANË, 21 TETOR 2003 – Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani u takua sot me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Hossein Samiei, dhe që shoqërohej nga përfaqësuesi i Përhershëm i Zyrës së FMN-së në Shqipëri, Jan-Peter Olters.

Temat kryesore të diskutimit kishin të bënin me treguesit kryesorë të zhvillimit ekonomik si: rritja e Produktit të Brendshëm Bruto(PBB), zhvillimet inflacioniste dhe politika monetare, privatizimi i Bankës së Kursimeve dhe zhvillimet e tjera në tregun financiar.

Në fjalën e tij Guvernatori Cani u shpreh se të dhënat nga sektori real i ekonomisë flasin për arritjen e parashikimit për një rritje ekonomike 6 përqind për vitin 2003 dhe nuk ka tregues që kërcënojnë këtë parashikim.

ECIKS / Balkanweb