PRISHTINË, 21 TETOR 2003 – Privatizimi është në të mirë të Kosovës dhe të zhvillimit të saj, është thënë në takimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci me shefin e Shtyllës së IV-të të UNMIK-ut, Nikolaus Graf Lambsdorf.
Kryeparlamentari Daci, duke i dhënë mbështetje të plotë vazhdimit të privatizimit në Kosovë, ka vlerësuar se duhet përgatitur një rregullativë më të mirë dhe të plotë për gjithë hallkat e procesit të transformimit të pronës, për të siguruar blerës seriozë, programe atraktive, si dhe siguri për punëtorët dhe kapitalin.
ECIKS / Balkanweb