SHBA-të japin 2.5 milionë dollarë për infrastrukturën

PRISHTINË, 07 TETOR 2003 – Agjensia e SHBA-ve për zhvillim Ndërkombëtar i ka ndarë Mercy Corps-it 2.5 milionë dollarë për një marrëveshje bashkëpunimi për zbatimin e iniciativës së re në përkrahjen e infrastrukturës komunale (MISI) në Kosovë.

MISI është një program 18-mujor që do të përkrahë përmirësimet e infrastrukturës në komunat e Kosovës që janë duke përparuar në vendosjen e kushteve që favorizojnë kthimin dhe riintegrimin e pakicave. Programi, në bashkëpunim me UNMIK-un dhe organizatat e tjera donatore, poashtu do t’i ofrojë ndihmë qeverive komunale që përpjekjet e tyre për të përmirësuar kushtet për kthim dhe riintegrim të përmbushen.

Projekti është pjesë e angazhimit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar në zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Kosovës.

ECIKS / RTK