SHKODËR, 07 TETOR 2003 – Dje në mbrëmje në fshatin Bërdicë, rreth 4 km larg qytetit të Shkodrës, u bë përurimi i segmentit të dytë rrugor Shkodër-Bushat, pjesë e superstradës Lezhë-Shkodër.
Në ceromoninë e organizuar me këtë rast merrnin pjesë kryeministri Fatos Nano, ministri i Rregullimit të Territorit dhe Turizimit Besnik Dervishi, si dhe të ftuar të tjerë. Shiritin e përurimit të këtij aksi rrugor e preu kryeministri Nano.
Për ndërtimin e segmentit rrugor Shkodër-Bushat, i gjatë afro 9 km, qeveria shqiptare ka financuar afro 5 milionë dollarë. Punimet për ndërtimin e këtij aksi rrugor kanë nisur një vit me parë nga firma gjermane “Papenpurg”.
Tashmë punimet janë përqëndruar në segmetin e tretë të kësaj superstrade, atë Bushat-Piraj i gjatë afro 16 kilometra.
ECIKS / Balkanweb