PRISHTINË, 07 TETOR 2003 – Miratimi i ligjit fiskal për heqjen e doganave për grur dhe për miell është i papranueshëm për Aleancën e Agrobiznesit. Sipas zyrtarëve të kësaj aleance miratimi i këtij ligji do të bëj të pamundur zhvillimin e industrisë vendëse. Për Alenacën e Agrobiznesit miratimi i ligjit fiskal për heqjen e doganave për grur dhe miell është në kundërshim me zhvillimin e industrisë vendëse.
Me miratimin e këtij ligji është bërë një gabim dhe pengesë shumë e madhe sepse kjo politikë mundëson lojën e tregëtarëve në rritjen e kapitalit të tyre ndërkohë që pengon shumë në zhvillimin ekonomik tha kryetari i kësaj aleance, Muhamet Ferizi. Me këtë rast, Aleanca e Kosovës për Agrobiznes kërkoi nga inistitucionet më të larta vendëse dhe ndërkombëtare të ketë përfaqësuesin e vet si anëtar në Këshillin për Politikë Fiskale të Kosovës, të hiqen doganat për të gjitha farërat si dhe për pesticidet.
Gjithashtu ata kërkuan që të mos paguhet TVSH-ja në kufi, por të fillojë pagesa pas 6 muajsh dhe të përfundoj pas një viti si dhe të hiqen taksat për naftën e cila përdoret për bujqësi dhe për industrinë ushqimore.
ECIKS / Balkanweb