PRISHTINË, 10 TETOR 2003 – Zëdhënësi i Zyrës amerikane, Majkëll Meklelen, tha në Prishtinë se SHBA e përkrahin fuqishëm procesin e privatizimit në Kosovë. Zyra amerikane sipas tij, është njoftuar për pengesat e fundit që kanë dalë në mbarëvajtjen e privatizimit, si dhe ndalimin e tij nga ana e Shtyllës së IV të UNMIK-ut.
“Ne jemi të informuar se kanë dalë në pah disa çështje ligjore dhe ne shpresojmë që këto të zgjidhen sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që procesi të mund të vazhdojë,” tha Meklelen për gazetën “Zëri”.
ECIKS / Balkanweb