Ekspertët diskutojnë për luftën ndaj korrupsionit

PRISHTINË, 10 TETOR 2003 – Në organizimin e Institutit për Demokraci dhe Relacione Etnike të Kosovës në Prishtinë filloi punimet konferenca dyditore ndërkombëtare “ Krimi i Organizuar, Korrupsioni dhe Terrorizmi në Ballkanin Përendimor”. Në konferencë po marrin pjesë ekspertë të njohur në Ballkan, të rinjët nga regjioni me një të kaluar profesionale nga politika , diplomacia, ushtria, si dhe nga OJQ- ë e ndryshme.

Organizatori i kësaj konference nga Forumi për Mardhënjet etnike, Fadil Maloku tha se qëllimi i kësaj konference është vetëdijësimi i të rinjëve dhe krijimi i një rrjeti të përbashkët në luftë kundër krimit të organizuar.

Koordinatori i Forumit për Mardhënje etnike, prof. dr. Dushan Janjiq foli për qështjen e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Janjiq tha se Vjena nuk duhet të jetë shansi I fundit për Kosovën.

“Unë personalisht mendoj se njëra nga temat duhet të jetë prioritet. Kjo temë duhet të jetë bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar dhe jo të shkohet në diskutime politike për gjoja terrorizmin”, tha ai.

Konferenca do të vazhdoj dy ditë me nga dy sesione.

ECIKS / RTK