Rexhepi reagon kundër ndërprerjes së procesit të privatizimit

PRISHTINË, 09 TETOR 2003 – Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, i ka shkruar një letër zëvendësit të kryeadministratorit, Nikolas Lambdorf, në të cilën shprehet shqetësimi dhe kundërshtimi i fuqishëm i Qeverisë lidhur me vendimin e djeshëm të UNMIK-ut për ndërperjen e procesit të privatizimit në Kosovë.

Dje është mbledhur në një takim urgjent bordi i drejtorëve të Agjencionit Kosovar të Mirëbesimit për të diskutuar vendimin e marrë nga shtylla e katërt e UNMIK-ut, përgjegjëse për procesin e privatizmit në Kosovë.

ECIKS / RTK