Zvicra do të investojë edhe 30 milionë Euro në Kosovë

ZÜRICH, 09 TETOR 2003 – Qeveria Zvicerane deri më tani ka investuar rreth 150 milionë euro në fusha të ndryshme të jetës në Kosovë. Ajo sot ka prezentuar një fazë të re të ndihmës me strategji afatmesme për tri vitet e ardhshme.

Në fokus të interesimeve do të jenë sfera sociale, ekonomia, bujqësia si dhë institucionet qeverisëse të vendit.

Shuma e mjeteve që do të investohen do të jetë rreth 30 milionë euro.Kështu ka deklaruar në takimin e sotëm me gazetarë Hubert Ajzel drejtor rajonal për Evropën Juglindore në Qeverinë e Zvicrës.

ECIKS / RTK