Prishtinë, 27 dhjetor -Banoret serb ne disa fshatra te Kosoves, kane paralajmeruar sot nje proteste kunder KEK-ut, per nderprerjen e energjise. Serbet e Kosoves i kane borxh KEK-ut 6O milione euro dhe nuk kane paguar detyrimet per energjine e shpenzuar elektrike qe nga viti 1999. Per kete arsye menaxhmenti irlandez i KEK-ut i ka nderprere energjine tri fshatrave te komunes se Prishtines te banuar me serbe. Nderkohe Zyra nacionale e Presidentit te Serbise ka kerkuar nga drejtori i Koorportes Energjetike te Kosoves, Xhon Eshli qe menjehere t’u lejoje furnizimin me energji elektrike banoreve serbe te tre fshatrave te Prishtines. Ai thote se tashme ka siguruar tge hollat per larjen e borxhit te tyre. Drejtori i Zyres nacionale, Dragan Gjillas ka njoftuar me nje leter z. Eshli se ne dy ditet e ardhshme zyra do te paguaje borxhin prej 16 mije euro, qe banoret serbe te tri fshatarave i kishin KEK-ut. Zyrtaret dhe mediat e Beogradit kane nisur nje fushate te eger kunder KEK-ut duke e akuzuar ate se po i nderpret energjine vetem fshatrave serbe. Por drejtori i KEK-ut Xhon Eshli i ka hedhur poshte keto akuza.
ECIKS / Balkanweb