SBASHK: ''Greva e arsimtarëve fillon më 1 shtator''

PRISHTINË, 22 GUSHT 2003 – Sindikata e Bashkuar e Arsimit, të enjten shpalli grevën e përgjithshme të arsimtarëve kosovarë dhe me këtë bëri me dije se mësimi nuk do të fillojë me 1 shtator.Vendimi i Sindikatës së Arsimit erdhi pak orë pas apelit të Ministrit të Arsimit, Rexhep Osmani që të mos destabilizohet situata me greva. Kryetari i SBASHK-ut, Agim Hyseni vlerësoi se greva ka ardhur edhe për shkak të asaj se arsimtarët për një periudhë të gjatë injorohen nga injorantët dhe këtë ata më nuk mund ta tolerojnë. Hyseni u tha gazetarëve se ky vendim është marrë pas një takimi të jashtëzakonshëm me përfaqësuesit e SBASHK-u nga nivelet komunale, regjionale dhe në shkallë vendi.

ECIKS / RTK