PRIZREN, 22 GUSHT 2003 – Inspektorët prizrenas njoftuan se për shkak të peshës së mangët, kanë bllokuar brenda javës një sasi prej afro 10 000 litra të vajit ushqimor, të hedhur në treg nga dy kompani vendore, vaji “Flori” i “Agrokosova Company” e Podujevës dhe vaji “Dukat”, që shpërndahej nga NTP “Alcon” e Ferizajt. Fail Hoxha, zëvëndësdrejtor komunal i inspektoriatit në Prizren, tha se gjatë një kontrolli nëpër disa pika tregtimi me shumicë, inspektorët kanë gjetur një sasi të konsiderueshme të vajit ushqimor me peshë të mangët.”Pas konstatimit kjo sasi e vajit është tërhequr nga shitja për një kohë shumë të shkurtër, ndërsa inspektorët kanë kontaktuar me menaxherët e kompanive që bëjnë prodhimin dhe shpërndarjen e artikullit që të bëjnë rikthimin në bazë dhe ta kthejnë peshën normale të deklaruar prej një litri; në të kundërt një shitje e tillë do të anulohet”, tha, Hoxha. Zyrtarët njoftuan se vaji ishte me peshë të mangët deri në 120 mililitra.
ECIKS / Balkanweb