Shqipëri-Kosovë: linjë e re energjie

TIRANË, 21 GUSHT 2003 – Ndertimi i nje linje qe do te lidhe sistemet e energjise ndermjet Shqiperise dhe Kosoves ka qene ne qender te nje takimi ndermjet Ministrit te Industrise dhe Energjitikes, Viktor Doda dhe delegacionit te qeverise se Kosoves te kryesuar nga Koordinatori per Paktin e Stabilitetit, Besim Beqaj. Ministri Doda ka nenvizuar gatishmerine e qeverise shqiptare per bashkepunimin ne fushen e sistemit elektrenergjitik, dhe integrimin ne sistemin energjitik rajonal. Ne menyre te vecante u diskutua nevoja e lidhjes midis dy sistemeve elektroenergjitike, nepermjet linjave te interkoneksionit, ku krahas lidhjes nepermjet interkoneksionit mes Elbasanit dhe Podgorices, si dhe Elbasan-Kardhia, do te perbejne nje nga unazat 400 kv me te rendesishme te Ballkanit Jugor. Ndertimi i ketyre linjave te interkoneksionit qe do te sjelle integrimin ne sistemin rajonal te elektroenergjise kane nje rendesi, jo vetem per rajonin, por jane edhe me interes reciprok mes Shqiperise dhe Kosoves, pasi Kosova perben nje burim te qendrueshem dhe afatgjate energjie termike, duke alternuar prodhimin shqiptar te energjise nga burimet hidrike me burimet termike te Kosoves.

ECIKS / Korrieri