Prishtinë, 6 shkurt 2006 – Shefi i shtyllës se IV të UNMIK-ut Joachim Ruecker, dhe ministri i Energjetikes dhe Minierave Ethem Çeku i kanë quajtur “boshe dhe të pa qëndrueshme”, deklarimet e autoriteteve serbe se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) është duke i ndihmuar spastrimit etnik të pakicës serbe në Kosovë, duke i diskriminuar ata me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.
Këto komente, ministri Çeku dhe shefi i shtyllës se IV Ruecker i bënë menjëherë pas deklarimeve të autoriteteve të Serbisë se kryetari Tadic dhe kryeministri Kostunica do t’i drejtohen sekretarit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) Kofi Annan me një letër të përbashkët në të cilën do të kërkojnë ndihmën e tij për zgjidhjen e situatës, që sipas tyre është brengosëse dhe alarmante rreth furnizimit me rrymë të vendbanimeve të banuara nga pakica serbe në Kosovë.
“Deklarimet e zyrtarëve serb absolutisht se nuk qëndrojnë. Në qoftë se ka konsumator të cilët janë të preveligjuar janë konsumatorët e komunitetit serb të cilët në shumicën e rasteve kanë energji 24 më 0 në favor të dritës edhe përkundër faktit se deri më tash përqindja e pagesës se faturave të energjisë nga ata është 0.0 për qind”, tha ministri Çeku.
Ndërsa në një komunikatë të lëshuar për media, thuhet se shefi i shtyllës se IV, Ruecker, i ka kërkuar Beogradit që ta vë në dispozicion sistemin e largpërçuesit dhe të veprojë në përputhje me Marrëveshjen e Athinës.
ECIKS / KosovaLive