Rritet inkasimi i rrymës 30 për qind

Prishtinë, 3 gusht 2007 – Në muajin korrik ka pasur inkasim të rrymës në vlerë prej 8.600.000 euro që do të thotë afërsisht 30 për qind më shumë se në njëjtin muaj të vitit të kaluar. Kështu u tha pas takimit të rregullt të Bordit të Drejtorëve të KEK-ut.

Ky bord ka formuar panelin intervistues, i cili gjatë dy javëve të ardhshme duhet ta zgjedhë drejtorin menaxhues të Koorporatës Energjetike të Kosovës. “Paneli do të përbëhet nga anëtarët e Bordit të Drejtorëve, përfaqësues të USAID it dhe Agjencisë Evropiane për Zhvillim si dhe kryetari dhe nënkryetari i Komisionit për energji dhe miniera i Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Ministri Ethem Çeku.

Bordi i KEK ut ka zgjedhur edhe dy drejtorët e rinj të Divizionit të rrjetit dhe të furnizimit.

ECIKS / QIK