Rriten të hyrat doganore në Kosovë

PRISHTINË, 27 TETOR 2003 – Ndryshimet në ligj që e bënë kontrabandën më të vështirë dhe rritja e vazhdueshme e numrit të punëtorëve doganor janë arsyet e shtimit të të hyrave nga doganat, vlerëson drejtori i Shërbimit Doganor të UNMIK-ut Pol Akda, në një bisedë për radion Blue Sky.

Deri me 5 tetor janë mbledhur 87 % e të ardhurave të planifikuara, ndërsa parashihet që plani vjetor të tejkalohet për më tepër se 20%.

ECIKS / RTK