Rexhepi: Prodhuesit vendor do të kenë përkrahjen tonë

PRISHTINË, 28 TETOR 2003 – Promovimi i prodhimeve vendore ka rëndësi të veçantë si për prodhuesit ashtu edhe për zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë u tha dje në hapjen e javës së biznesit kosovar. Kryeministri Bajram Rexhepi u premtoi përkrahje më të madhe institucionale prodhuesve kosovarë. “Prodhuesit vendor dhe bizneset tona megjithë pengesat që paraqiten vazhdimisht do të kenë përkrahjen tonë “- theksoi kryeministri Rexhepi.

Drejtori i USAID-it, Dejli Fajfer porositi bizneset kosovare që të ofrojnë më shumë kualitet dhe vazhdimësi të investimeve.

Ndërkaq, Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bisnesit, tha se objektiv i kësaj jave është ngritja e vetëdijës së konsumatorëve për prodhimet vendore dhe përmirësimi i komunikimit në mes prodhuesve dhe konsumatorëve. Javën e Bisnesit Kosovar po e financon USAID-i, ndërkaq po e mbështet instituti për hulumtime zhvillimore RINVEST dhe tri televizionet RTK, KTV dhe RTV 21.

ECIKS / RTK