Përfaqësuesit e AKB-së u takuan me kryeministrin

PRISHTINË, 29 TETOR 2003 – Përfaqësues të Aleancës Kosovare të Biznesit, në kuadër të javës së Biznesit kanë zhvilluar takime me kryeministrin Bajram Rexhepin dhe kryeparlamenatrin Nexhat Daci, prej të cilëve kanë marrë përkrahjen për të favorizuar prodhimin vendor.

Ata kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ndërtojnë një infrastrukturë ligjore për të mbrojtur prodhimet vendore. Megjithëse kryeministri dhe kryeparlamentari nuk janë deklaruar për mediat, përfaqësuesit e AKB-së, thonë se kanë marrë përkrahjen e tyre për të favorizuar prodhimin vendor.

Aleanca e Biznesit Kosovar ka shpallur Javën e biznesit. Kjo aleancë e cila po e senzibilizon opinjonin për të mbrojtur prodhimet vendore, në radhët e saj ka 23 shoqata afariste dhe 5000 antarë.

ECIKS/ RTK

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.