Rifillon privatizimi

Prishtinë – Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka marrë sot vendim për rifillimin e privatizimit, i cili ishte bllokuar që prej disa muajsh. Bordi i Drejtorëve i AKP-së si pasardhës i Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit ka vendosur që të bëhet rikonfirmimi i vendimit të marrur me 21 Maj 2008, nga Bordi i Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, për miratimin e Valës 31 të privatizimit.

“Në valën 31 të privatizimit ka të përfshira 10 Ndërmarrje të Reja, 9 ndërmarrje të reja do të jenë në dispozicion përmes Spin-offit të rregullt dhe një nga to do të tenderohet me Spin-off Special”,thuhet më komunikatë.

Në këtë mbledhje të Bordit të AKP-së gjithashtu u bë miratimi i Strukturës Organizative te Agjencisë si dhe i Politikave të Personelit të AKP-së.

“AKP do të vazhdoj punën e saj të përditshme, në funksionalizimin e saj sa më të shpejtë dhe në përmbushjen e obligimeve të saja, sipas ligjit. Mbledhja e ardhshme e Bordit të Drejtorëve të AKP-së do të mbahet në tetor”,përfundon komunikata.

Telegrafi