Rexhepi: Qeveria nuk është zjarrfikës i problemeve sociale

Prishtinë, 18 SHTATOR – Duke folur në takimin e djeshëm të Këshillit Trepalësh Këshilldhënës, kryeministri Brajram Rexhepi tha se Qeveria nuk duhet të luajë rolin e zjarrfikësit duke bërë zgjedhje të përkohshme aty ku ka probleme, por si të evitohen grevat apo protestat me karakter social.

Rexhepi tha se angazhohet për krijimin e një lloj pakti ndërmjet Qeverisë, punëtorëve, sindikatave e Odës Ekonomike për t’i dhënë një hapësirë qeverisë që të merret me probleme reale, si të punëtorëve, e poashtu edhe të kategorive të tjera sociale.

Kjo ide nuk është risi, tha Rexhepi, meqë një gjë e tillë është praktikuar edhe në Irlandë e në shumë shtete të tjera, ndërkohë që kërkoi korrektësi dhe përgjegjësi. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Trepalësh Këshilldhënës u shqyrtuan edhe çështje të tjera si hartimi i projektligjit themelor të punës, ai për promovim të punësimit dhe kujdesi ndaj të papunëve.

ECIKS