Ministrat e Transporteve takohen në Bari për Korridorin 8

BARI, 19 SHTATOR – Ministrat e Transporteve të Korridorit 8 u takuan dje në Bari të Italisë me qëllim shqyrtimin e strategjive kombëtare dhe rajonale për integrimin e këtij korridori në rrjetin e transportit europian.

Takimi, ku përfshihen ministrat e Shqipërisë, Maqedonisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Turqisë bëhet në vazhdën e takimeve që ministrat kanë zhvilluar për evidentimin e problemeve që po hasen në zhvillimin e këtij korridori.

Gjatë takimit ministrat pritet të firmosin edhe një projektdeklaratë, e cila ka në përmbajtje ripohimin e interesave të vendeve që marrin pjesë në procesin e integrimit europian, nevojën e angazhimit të reformave të tyre politike dhe ekonomike, si dhe bashkëpunimin rajonal.

ECIKS / Gazeta Shqiptare