Rexhepi: Privatizimi do të vazhdojë me ritme të shpejta

PRISHTINË, 23 DHJETOR 2003 – Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, shfaqi shpresën gjatë takimit të djeshëm me gazetarë në Brezovicë se gjatë vitit 2004 procesi i privatizimit do vazhdojë me ritëm më të shpejtë, në mënyrë që vendi të ketë një zhvillim më të hovshëm ekonomik.

Kryeministri Rexhepi tha se do të angazhohemi për uljen e papunësisë në vend dhe krijimin e legjislaturës së nevojshme e cila do të shërbejë si një segment për shtetësinë e Kosovës. Në Brezovicë, në hotelin “Narcis”, Qeveria e Kosovës ka organizura sot një pritje për gazetarët e Kosovës në shenjë mirënjohjeje për punën e tyre gjatë vitit që po e lëmë pas.

Në këtë pritje morën pjesë ministrat e PDK-së e të AAK-së në Qverinë e Kosovës dhe ministrja e Shëndetësisë, Resmije Mumxhiu. Kryeministri Rexhepi, ka falënderuar gazetarët për bashkëpunim dhe për raportim të drejtë të tyre, duke shpresuar se viti 2004 do t’i gjejë të bashkuar.

ECIKS / Balkanweb