Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin 2004

Prishtinë, 23 dhjetor 2003 – Kuvendi i Kosovës, në seancën e djeshme të jashtëzakonshme, miratoi ligjin për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. Buxheti i Kosovës për vitin 2004 do të jetë 619.3 milionë euro dhe në tërësi do të krijohet nga mjetet vetjake.

Kuvendi poashtu miratoi një deklaratë nëpërmjet të së cilës kërkon nga UNMIK-u pengimin e organizimit dhe mbajtjes së zgjedhjeve për parlamentin e Serbisë në Kosovë më 28 dhjetor.

ECIKS / QiK

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.