MITROVICË, 24 DHJETOR 2003 – Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, i shoqëruar nga Bahri Shabani, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavaruara të Kosovës, qëndroi dje për vizitë në minierën Stan Tërgut të Trepçës.
Duke folur për perspektivën e minierës, kryeministri Rexhepi iu premtoi minatorëve se do të angazhohet për ndarjen e një pjese të suficitit buxhetor të Kosovës për riaktivizimin e minierës. Ai përkrahu projektet konkrete të minatorëve dhe i vlerësoi si të qëlluara për investimet në minierë.
ECIKS / RTK