Rexhepi: Pjesërisht i kënaqur me punën e qeverisë

Prishtinë, 10 qershor 2004 – Kryeministri Bajram Rexhepi tha dje se është pjesërisht i kënaqur me punën e Qeverisë që ai e drejton.Duke folur në një ceremoni rasti pas mbledhjes së 100-të të qeverisë, Rexhepi tha se nëse suksesi i një Qeverie varet nga numri i mbledhjeve të mbajtura atëhere mund të themi se kemi qenë qeveri e sukseshme.

Por, tha kryeministri, nëse shikohet cilësia ose implementimi i asaj çfarë ka punuar qeveria, atëherë mund të jemi pjesërisht të kënaqur. “Edhe për shkak të shumë pengesave, limitive që ka Qeveria në punën e saj, ndoshta edhe mund të bëhej më tepër, megjithatë mendoj se për këto 100 mbledhje, kjo qeveri ka funksionuar mirë ” ka thënë Rexhepi.

ECIKS / Balkanweb