Qeveria pa zgjidhje alternative për privatizimin

Prishtinë, 10 qershor 2004 – Qeveria e Kosovës diskutoi sot edhe një herë lidhur me procesin e privatizimit në vend. Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur të ngrijë raportet me Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit, përgjegjëse për privatizimin në Kosovë, edhe pse një gjë e tillë është përmendur kohët e fundit nga kryeminsitri Bajram Rexhepi.

Zëdhënësja Mimoza Kusari tha dje pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë se vendimi përfundimtar lidhur me këtë do të merret në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

Megjithatë ajo tha se Qeveria ende nuk ka zgjidhje alternative për procesin e privatizimit.

ECIKS