Prishtinë, 18 nëntor 2003 – Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, u takua dje në Prishtinë, me udhëheqësen e Zyrës së sapoformuar për Revizion të Përgjithshëm të Kosovës, Inga Ahlenius. Me këtë rast Kryeministri Rexhepi përshëndeti hapjen e kësaj zyre dhe e cilësoi atë si një hap tejet të rëndësishëm per zbatimin e transparencës në procedurat e prokurimit dhe aktiviteteve tjera financiare, si dhe në mbajtjen e rregullt dhe me përpikmëri të dokumentacionit përcjellës. Nga ana e saj Ahlenius e informoi Kryeministrin e Qeverisë së Kosovës me procedurat e përgjithshme të Revizionit dhe çështje tjera që kishin të bënin me hapjen e kësaj zyre.
ECIKS / BalkanWeb