Rexhepi: Menagjimi i dobët dhe korrupsioni lë Kosovën pa rrymë

PRISHTINË, 31 TETOR 2003 – Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi u takua me grupin punues nga Sektori Energjetik – USAID-it, AER-it, AKM-së, ku temë diskutimi ishte gjendja e rëndë energjetike në vendin tonë dhe angazhimi i të gjithëve për të tejkaluar këtë gjendje.

Sipas kryeministrit Rexhepi, problemet teknike në termocentralet A dhe B, menagjimi i dobët dhe korrupsioni janë tre faktorët kryesor që qytetarët e Kosovës i lë pa rrymë.

Pas takimit u njoftua se grupi punues i sektorit energjetik do të formoje një komision për mbiqyrje të punës së Korporatës Energjetike te Kosoves . Edhe pse ky komision më shumë do të ketë rol këshillidhënës, megjithatë, sipas kryeministrit Rexhepi, fjala e këtij komisioni do të ketë rol në vendimarrje.

ECIKS / RTK