Cigaret e para me etiketa futen në tregun e Kosovës

PRISHTINË, 31 TETOR 2003 – Këtë javë cigaret e para me banderolla (etiketa) kanë hyrë në tregun e Kosovës. Kompania e parë që e përfundoi prodhimin me banderolla në pako ishte Kombinati Tutunski në Shkup, dhe produkti i tyre me banderolla arriti në Kosovë të martën më 28 tetor.

Do të nevojiten disa ditë që këto prodhime të arrijnë në shitore. Sasi tjera me banderolla nga prodhues të tjerë do të fillojnë të depërtojnë në ditët e ardhshme. “Ky importim i parë shënon një moment vërtëtë të rëndësishëm në rregullimin e tregtisë me cigare jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon”, thotë John Robertson, Drejtor i përforcimit në Shërbimin Doganor të UNMIK-ut, i cili e ka udhëhequr projektin e banderollave që nga fillimi.

Faza e paraqitjes për importim është prej tani deri më 30 nëntor. Nga 1 dhjetori të gjitha cigaret që hyjnë në Kosovë duhet ta kenë banderollën.

Faza tjetër është në mes të 30 nëntorit 2003 dhe 15 janarit 2004, gjatë së cilës kohë cigaret me banderolla dhe pa banderolla do të shihen së bashku në raftet e shitoreve.

Pas 15 janarit shitja e cigareve pa banderolla do të jetë e paligjshme.

Etiketa ka shumë veçori të sigurimit dhe është jashtëzakonisht vështirë të falsifikohet. Meqenëse çdo banderollë do ta ketë numrin unik, Doganat e UNMIK-ut do të munden të zbulojnë çdo cigare me banderollë të Kosovës të gjetur tjetërkund në rajon, dhe do të merr masa kundër çdonjërit që kyçet në kontrabandë me to.

Projekti është mbështetur nga konferenca e mbajtur në Prishtinë në muajin maj të vitit 2002.

ECIKS / RTK