Përfundoi "Java e Biznesit Kosovar"

PRISHTINË, 2 NËNTOR 2003 – Me një shou program, përfundoi organizimi javor që kishte qëllim mbështetjen e bizneseve vendore, përkatësisht prezentimin sa më të mirë të tyre.

“Java e Biznesit Kosovar” që filloi të hënën e kësaj jave, ishte organizuar nga Aleanca Kosovare e Biznesit, Riinvesti dhe në mbështetje të USAID-it amerikan.

Porosia kryesore e këtij projekti ishte që produktet vendore në Kosovë të trajtohen si produkte të barabarta me produkte tjera që vijnë nga jashtë dhe që këtyre produkteve t’iu ngritet kualiteti.

ECIKS / RTK