Rexhepi: Luksemburgu i interesuar të investojë në Kosovë

PRISHTINË, 20 Nëntor 2003 – Çështja e operacionalizimit të standardeve, ajo e privatizimit, situata politike dhe e sigurisë në vend si dhe çështja e statusit të Kosovës, ishin tema diskutimi, në takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi dhe kryeministrit të Luksemburgut, Junker.

Pas takimit kryeministri Rexhepi, tha se edhepse Luksemburgu është një vend i vogël, ai e ka ndihmuar Kosovës me aparatura të ndryshme në lëmin e shëndetësisë. “Kësaj radhe ky vend që është anëtar i BE-së ka shprehur interesimin që ta ndihmojë edhe më tepër Kosovën, nëpërmjet AER-it”, është shprehur Rexhepi.

“Luksemburgu është interesuar që në Kosovë të hapë një filiale të bankës, e nëpërmjet kësaj banke të ndihmojë Kosovën me investime të ndryshme”, tha kryeministri Rexhepi.

Ndërkohë, kryeministri i Luksemburgut, Junker ka theksuar se për çështjen e statusit përfundimtar të Kosovës, mund të diskutohet vetëm nëse përbushen standardet.

ECIKS / Balkanweb