Rexhepi i përgjigjet Fuccit: Pengesë e procesit të privatizimit

Prishtinë, 21 janar 2004 – Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi I është përgjigjur kërcënimeve të fundit të menaxheres së AKM-së Marie Fuçi. “Çështja e kërcënimit të Fuçit, është çështje e saj. Ajo mund ta bëjë punën e vet dhe mua kjo nuk me brengos fare, tha Rexhepi. Kryeministri tha se po të mos ishte çështja e pengesës së procesit të privatizimit, ajo nuk do të kishte pasur shanse të jetë në një takim me të. “Për hirë të privatizimit unë kam qenë prezent në takimin e djeshëm”, tha kryeministri Rexhepi. Ai ka theksuar se asgjë nuk ka ndyshuar nga kërkesat e Qeverisë dhe qëndrimet që i ka prezentuar dje lidhur me pengesat e procesit të privatizimit. Ndyshe, menaxherja e AKM-së, Marie Fuçi, lidhur me kërkesën e kryeministrit Rexhepi se ajo duhet të shkarkohet nga ky post, është përgjigjur me akuzën se do të hedhë kryeministrin Rexhepi në gjyq.

ECIKS/Balkanweb