Rexhepi Holkerit: Të shkarkohet Fuçi

Prishtinë, 22 janar 2004 – Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, në formë të shkruar sot i ka dërguar një letër shefit të UNMIK-ut, Hari Holker, në të cilën janë detajizuar të gjitha vërejtjet dhe shkeljet ligjore që i ka bërë drejtoresha menaxhuese e AKM-së, Maria Fuçi, Sipas zëdhënëses së qeverisë Mimoza Kusari në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Bajram Rexhepi ka njoftuar kabinetin qeveritar lidhur me letrën e sotme të dërguar kreut të UNMIK-ut, Hari Holkeri, në të cilën janë detajizuar të gjitha vërejtjet dhe shkeljet e drejtoreshës ekzekutive të AKM-së, Marie Fuçi. Qeveria e Kosovës është këmbëngulëse në kërkesat e mëhershme që të shkarkohet, drejtoresha menaxhuese Fuçi. Mimoza Kusari ka ripërsëritur qëndrimin e ekzekutivit se Holkeri duhet të bëjë shkarkimin e Marie Fuçit, në të kundërtën do të ngrihen marrëdhëniet me AKM-në duke përmendur këtu menaxhimin e dobët, emërimin e saj nga shefi i Shtyllës IV, pa aprovimin e Bordit, ristrukturimin e AKM-së dhe ndryshimet e procedurave operacionale. Ndërkaq, pritet që takimi i ardhshëm lidhur me këtë çështje të mbahet të premten, ndërmjet kryeministrit Rexhepi dhe Hari Holkeri, në të cilin do të marrin pjesë edhe shefi i Shtyllës IV, Nikolas Lambsdorf, si dhe përfaqësuesit ligjorë të Qeverisë së Kosovës, UNMIK-ut.

ECIKS/Balkanweb