Tiranë, 19 prill 2004 – Banka austriake “Raiffeisen” do të krijojë sindikatën e euros në ekonominë shqiptare. Sipas zyrtarit te kësaj banke, Banka e Kursimeve do të jetë një promotor i aktivizimit te monedhës së perbashkët, euro në ekonominë shqiptare. Duke e cilësuar këtë si një hap konkret për afrimin e kësaj ekonomie me atë europiane. Në fakt ekonomia shqiptare vetëm vitin që shkoi ka filluar të zhdollarizohet, pasi rreth 60 për qind të transaksioneve sipas studimeve janë bërë në dollar. Ndërkohë që volumet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA janë shumë të ulta. Me Bashkimin Evropian aktualisht zhvillohen më shumë se 75 për qind e volumeve tregtare dhe shumica e këtyre transaksioneve zhvillohen në euro.
ECIKS / Korrieri