Prishtinë, 17 prill 2004 – Dje, Kryeministri Bajram Rexhepi, i shoqëruar nga ministri i Ambientit z. Ethem Çeku ka vizituar Termocentralin Kosova B – 2, me c’rast është takuar me bordin e drejtorve të kësaj korporate. Në këtë takim Piet Faling, Drejtor Menaxhues i KEK-ut, ka informuar Kryeministrin me zhvillimin e punëve në rekonstruimin e kësaj korporate.
Pas vizitës se reparteve në Termocentralen Kosova B – 2, kryeministri Rexhepi, në prononcimin para mediave, deklaroi se kjo ishte një vizitë pune me përfaqësuesit e lartë të KEK-ut. Qeveria e Kosovës, vazhdoi Kryeministri, është i përkushtuar për të përkrahur projektet e domosdoshme për zhvillimin e KEK-ut. Në vend të financimit nga ribalansi i buxhetit të Kosovës do të gjinden metoda alternative për të përkrahur zhvillimin e kësaj Korporate e cilla është shumë e rëndësishëm për zhvillimin e tërsishëm të Kosovës.
“Erdhëm për një vizitë pune por edhe për të konfirmuar mbështetjën për menaxherin e ri të KEK-ut Piet Faling, dhe se ne shpresojmë që ai është një ekspert i dëshmuar dhe se me profesionalizmin e përkushtimin e tij do ta çoj përpara procesin e zhvillimit të KEK-ut. Do të jemi përkrahës të KEK-ut dhe të sektorit të energjisë edhe në aspektin e inkasimit ma të mirë të mjeteve nga energjia e shpenzuar. Këtu do të përfshihen edhe gjykatat dhe organet tjera në mënyrë që të gjithë të paguajnë abiligimet e tyre. Në këtë mënyrë do të ndihmohej që KEK-u mos të jetë barës i buxhetit të Kosovës, u shpreh kreministri Rexhepi.
Gjatë procesit të ristrukturimit të KEK-ut ndoshta do të ketë edhe masa të dhimbshme, por pa marë parasysh pasojat kjo punë duhet të kryhet deri në fund, në mënyrë që KEK-u të behet një korporatë e qëndrueshme. Tepricat teknologjike që mund të paraqitën gjatë këtij procesi, do të bejmë përpjekje të zgjidhen përmes pensionimit dhe formave tjera.
ECIKS / Zyra për Informim Publik e Kryeministrit