Prishtinë, 8 Mars 2004 – Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi megjithëse është shprehur i pakënaqur me heshtjen e shefit të UNMIK-ut në lidhje me kërkesat e Qeverisë rreth privatizimit, ka vlerësuar pozitivisht disa nga vendimet e UNMIK-ut për privatizimin. Mirëpo, BSPK dhe Qeveria e Kosovës kanë kundërshtuar vendimin e para do kohshëm të kryeadministratorit të Kosovës Hari Holkeri për autorizimin e shefit të Shtyllës së Katërt të UNMIK-ut Nikolas Lambsdorf, që ky i fundit t’i nënshkruajë kontratat për shitjen e 11 ndërmarrjeve shoqërore.
Zëdhënësja e Kryeministrit, Mimoza Kusari tha se qeveria edhe më tej mbron qëndrimin e saj rreth privatizimit dhe shtoi se qeveria ende qëndron prapa kërkesës së vet që duhet të bëhet edhe shkarkimi i drejtoreshës së AKM-së Marie Fucci.
ECIKS / BalkanWeb