Ka hyrë në prodhim të rregullt blloku i parë i "Kosova B"

Prishtinë, 09 mars 2004 – Dje ka hyrë në prodhim të rregullt Blloku I i Kosovës B. Aktualisht gjendja energjetike vlerësohet të jetë e qëndrueshme. Reduktime sipas zyrtarëve të KEK-ut momentalisht nuk ka ose ato mund të jenë kohë pas kohe nga një orë.

Mirëpo në rast të dështimit të konsumit reduktimet mund të paraqitën sërish. Në stabilizimin e situatës ka ndikuar hyrja në prodhim të rregullt të bllokut të riparuar të Termocentralit Kosova B-1 si dhe importi, thotë zëdhënësi i KEK-ut.

Blloku B-1 meqenëse ka hyrë dje në funksion, prodhon energji me kapacitete jo të plota.

ECIKS / Balkanweb