Prishtinë, 06 mars 2004 – Mjetet e Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës aktualisht janë të investuara në fondin likuid që vlerësohet si një ndër më të sigurtit në tregun ndërkombëtar.
Ai menaxhohet nga firma AMRO e Holandës, tha Stiv Bejts, anëtar i bordit udhëheqës ndërkombëtar, në mbledhjen e parë të këtij viti, si dhe një debat publik ku informoi për shumën e të hollave të mbledhura deri më tani. Në këtë takim u tha se 3 milion euro në muaj mblidhen në fondin e kursimeve pensionale nga punëtorët dhe punëdhënsit kosovarë.
Investimi në aksionet globale do t’u ofrojë pjesëmarësve të Trustit prani në disa prej kompanive më të njohura botërore. “Ka lëvizje të mëdha në tregun financiar dhe ne presim përfitime më të mëdha”, tha Arijeta Kushutova, drejtoreshë e Trustit të Kursimeve Pensionale. Bordi i fton edhe një herë të gjithë punëdhënësit që deri tani nuk kanë filluar me pagimin e kontributeve për punëtorët e vet, ta bëjnë këtë sa më parë duke i kontaktuar përgjegjësit e Trustit për informatat e nevojshme teknike.
ECIKS / Balkanweb