Qeveria e Kosovës garanton për kreditë e jashtme

Prishtinë, 30 janar 2004 – Qeveria e Kosovës do të jetë garantuese e kredive të jashtme në formë të projekteve, që planifikohet të mirren nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Koordinatori i Qeverisë së Kosovës në Paktin e Stabilitetit për Evropën Juglindore, Besim Beqaj tha të enjten në një intervistë për KosovaLive se për këtë qëllim Qeveria së bashku me UNMIK-un ka formuar Grupin e Identifikimit dhe Projektimit të Strategjisë Ekonomike me qëllim që projektet e pranueshme t’ia paraqet institucioneve financiare ndërkombëtare.

ECIKS / RTK