PRISHTINË, 29 JANAR 2004 – Kosova mund të marrë kredi nga institucionet ndërkombëtare nëse OKB-ja dhe Parlamenti i Kosovës vendosin për këtë, kështu tha kordinatori i Paktit të Stabilitetit gjatë ditës së dytë të vizitës në Kosovë. Busek ka shtuar se kreditë afatgjate do të jenë shumë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik në Kosovë. Ne punojmë që të ketë garancione për investitorët e jashtëm.
Institucionet ndërkombëtare financiare japin kredi për ata partnerë që janë shtete. Kosova nuk është shtet. Ne po mundohemi ta gjëjmë një zgjidhje. Kjo do të varet nga zyra ligjore e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork dhe pastaj kalimi i ligjit në Kuvendin e Kosovës dhe do të presim se cka do të ndodhë”. Përfaqësuesit e Paktit të Stabiliteti thonë se shumë shpejt do të aprovohet ligji për kredi ndërkombëtare dhe do të fillojnë bisedimet me institucione ndërkombëtare për të marrë kredi afatgjata.
ECIKS / QIK