TIRANË, 29 JANAR 2004 – Kjo jave shënoi rritje tjeter të çmimeve të produkteve kryesore ushqimore në tregjet e vendit, në krahasim me javën e kaluar. Sipas te dhenave nga ministria e Bujqesise dhe Ushqimit, çmimet jane rritur kryesisht per prodhimet ushqimore dhe blegtorale, te cilat me rritjen e çmimit të energjisë elektrike ne vend, prodhohen me kosto me te larte. Kështu prodhimet agroushqimore, produktet e serave, por dhe një pjese e mirë e prodhimeve të bulmetit, rezultojne me rritje të çmimit prej 2%, kundrejt javës së kaluar. Në mes të kesaj jave, me rritje të çmimit rezultojnë edhe artikujt e grupit mish e nënprodukte mishi. Mishi i deles shitet 600 lekë/kg, mishi i viçit blihet me 675 lekë/kg. Krahas tyre, vihet re rritje çmimesh dhe për artikujt e tjerë ushqimorë si miell, oriz, vaj ulliri etj.
ECIKS / Balkanweb