Qeveria e Kosovës do të krijojë edhe katër agjenci të reja

Prishtinë, 21 maj 2004 – Zëdhënësja e qeverisë së Kosovës, Mimoza Kusari tha dje se qeveria do të krijonte katër agjenci të reja. Duke folur në një konferencë shtypi në Prishtinë, Kusari tha se agjencitë do të merreshin me planifikimin strategjik, integrimin europian, sigurinë publike dhe burimet natyrore dhe ato të energjisë. Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi dhe shefi i UNMIK-ut, Harri Holkeri krijuan kohët e fundit Agjencinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Në ceremoninë e promovimit të agjencisë, Rexhepi tha se kjo përfaqësonte gurin thmeltar për Ministrinë e Jashtme të ardhshme të Kosovës. Kusari shpjegoi se agjencive të reja do t’u ngarkohej përgjegjësia për katër sektorë që ndodhen nën juridiksionin e administratës së Kombeve të Bashkuara .

ECIKS / Balkanweb

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.