Busek: Do të përfshijmë Kosovën në projektet rajonale

Vjenë, 21 maj 2004 – Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore do përqëndrohet në përfshirjen gjithnjë e më të gjerë të Kosovës në projektet rajonale, duke respektuar Rezolutën 1244, tha Koordinatori i paktit Erhard Busek, transmeton radio “Evropa e lirë”.

Duke folur para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, Busek tha se organizmi që ai drejton do të vazhdojë të përkrahë Planin për Implementimin e Standardeve. Duke dënuar dhunën e marsit, Busek tha se procesi demokratik në Ballkan është i pakthyeshëm dhe se zhvillimi ekonomik mbetet problem kryesor pasi mund të ketë ndikim në politikën e rajonit.

ECIKS / RTK