Qeveria aprovoi projeksionin buxhetor për 2005

Prishtinë, 24 nëntor 2004 – Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, Kryeministri i Bajram Rexhepi njoftoi kabinetin e ministrave në lidhje me takimet më të rëndësishmë prej takimit të fundit të kabinetit qeveritar, njofton Zyra për Informim e Kryeministrit.

Kabineti qeveritar aprovoi me disa ndryshime projeksionin buxhetor duke bërë ngritje të kufirit buxhetor për 3 milionë euro për vitin 2005. Ky projeksion do t’i përcillet Parlamentit të ardhshëm dhe Keshillit Ekonomik Fiskal për aprovim të mëtutjeshëm.

Sot u aprovuan dhe u shqyrtuan konkluzionet e Komitetit Bashkërendues Ndërministror për Administrimin e tokës, të prezentuara nga Ministri i Shërbimeve Publike, Jakup Krasniqi. Poashtu, nga Ministri i Shërbimeve Publike është prezentuar plani I dhe II për evakuimin e banorëve të fshatit Hade.

Në këtë mbledhje janë miratuar edhe dy projektligje: ai për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe projektligji për prokurorinë publike të Kosovës, thuhet në një njoftim të Zyrës për Informim të Kryeministrit.

ECIKS

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.